Extra Revolucioni i fshehtë i Apple: iPhone-t nuk do të kenë porta as...

Revolucioni i fshehtë i Apple: iPhone-t nuk do të kenë porta as për karikim e as për kufje

Apple po përgatit një revolucion të vërtetë për pas dy vitesh me gjeneratën iPhone 2021 që nuk do të ketë në përbërje asnjë portë hyrëse duke kaluar të gjitha në wireless.

Domethënë nuk do të ketë portë as për karikimin e as për të lidhur kufje apo aksesorë të tjerë pasi të gjitha lidhjet do të bëhen pa fije.

Kjo paralajmërohet nga analisti më i besueshëm në “territorin” Apple Ming-Chi Kuo i Tf International Securities.

Ka shumë pikëpyetje nëse kjo zgjedhje e Apple do të sjellë rritje të kostos për përdoruesit pasi ende nuk dihet nëse modeli i ri do të përmbajë të përfshirë kufjet dhe karikuesit me wireless.