Extra Samsungu kapërcen numrat: Modeli i radhës nuk do të quhet S11, por...

Samsungu kapërcen numrat: Modeli i radhës nuk do të quhet S11, por S20

Samsung Galaxy S11 mund të mos dalë kurrë, por jo sepse kompania koreano-jugore ka vendosur të braktisë gamën historike të modeleve të reja, por vetëm emrin që mund të vendosë Samsung Galaxy S20, duke kapërcyer në mënyrë direkte shifrën e fundit.

Nuk është diçka se re që kolosi aziatik ka bërë kapërcime numrash kur bëhet fjalë për seritë e Samsung. Këtë herë, arsyeja është se viti i ardhshëm 2020 mban dy “20”-ta.

Por kjo mbetet ende jozyrtare sepse nëse do të quhet Samsung Galaxy S11 ose Samsung Galaxy S20 do ta zbulojmë pas dy muajsh kur do të mbahet eventi “Unpacked”.