Akademiku Rexhep Qosja ka vizituar këtë të enjte familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli i cili u nda nga jeta në 3 shkurt të këtij viti.
Qosja u shpreh se Dritëro Agollli ishte një njeri i thjeshtë që e shkroi jetën e tij pa e tjetërsuar dhe se veprat e tij janë vlera për lexuesit.
“Agolli ishte shkrimtar i letërsisë klasike, lexuesit e donin atë dhe veprat e tij ishin një gëzim për ta. Edhe Dritëro Agolli ka bërë gabime, por nuk e tjetërsoi kurrë veprën e tij,” u shpreh akademiku.
Qosja e cilësoi ndarjen e shkrimtarit një humbje për të gjithë shqiptarët.