Kulturë Rexhep Qosja në shtëpinë e Agollit: Veprat e tij, vlerë dhe gëzim...

Rexhep Qosja në shtëpinë e Agollit: Veprat e tij, vlerë dhe gëzim për lexuesit

Akademiku Rexhep Qosja ka vizituar këtë të enjte familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli i cili u nda nga jeta në 3 shkurt të këtij viti.

Qosja u shpreh se Dritëro Agollli ishte një njeri i thjeshtë që e shkroi jetën e tij pa e tjetërsuar dhe se veprat e tij janë vlera për lexuesit.

Agolli ishte shkrimtar i letërsisë klasike, lexuesit e donin atë dhe veprat e tij ishin një gëzim për ta. Edhe Dritëro Agolli ka bërë gabime, por nuk e tjetërsoi kurrë veprën e tij,” u shpreh akademiku.

Qosja e cilësoi ndarjen e shkrimtarit një humbje për të gjithë shqiptarët.