32 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë dhe Belgjikë janë riatdhesuar mëngjesin e sotëm.
Policia njofton se atyre iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.
Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes dhe të qëndrimit në hapësirën Schengen, pasi shanset për të fituar azil në vendet e BE-së janë zero.