“Ribashkimi i Tajvanit me Kinën është i pashmangshëm”. Ishte kjo deklarata e fundit e liderit kinez Xi Jinping, duke përsëritur në këtë mënyrë qëndrimin e mbajtur prej kohësh të Pekinit për demokracinë e ishullit të vetëqeverisur.
“Ribashkimit i plotë me Atdheun është një rrugë e pashmangshme, është e drejtë dhe diçka që e do populli. Atdheu duhet dhe do të ribashkohet”, tha Xi në një fjalim me rastin e 130 vjetorit të lindjes së themeluesit të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dun.
Xi, një nga udhëheqësit më të fuqishëm të Kinës që nga Mao, e ka bërë marrjen e kontrollit të Tajvanit një qëllimin e tij me pretekstin për ta kthyer vendin në një me fuqi dhe staturë globale.
Por këto deklarata të fundit marrin një rëndësi të veçantë, disa javë para një votimi kritik presidencial në Tajvan. Pikëpamjet e ndryshme të partive politike mbi marrëdhëniet me Kinën shpesh i bëjnë zgjedhjet një lakmus për ndjenjat ndaj Pekinit.
Partia Komuniste e Kinës e pretendon Tajvanin si territorin e saj, pavarësisht se nuk e ka kontrolluar kurrë. Zyrtarët kinezë thonë se synojnë një ribashkim paqësor, por nuk e kanë përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë kontrollin e ishullit.