Bota Riformatohet qeveria e Shkupit, Zaev do të drejtojë edhe ministrinë e Financave

Riformatohet qeveria e Shkupit, Zaev do të drejtojë edhe ministrinë e Financave

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka publikuar ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar.

Edhe pse paralajmëroi zgjedhje të parakohshme nëse nuk hapeshin negociatat, Zaev ndryshoi më pas qëndrim duke thënë se pas mbledhjet të Kryesisë së Partisë Social-Demokrate vendosi që të ketë vetëm ristrukturim të kabinetit qeveritar.

Kështu ditën e diel, Zaev tregoi për publikun emrat e rinj që do të ketë qeveria. Ministër i ri i Bujqësisë do të jetë Trajan Dimovski, i cili do të zëvendësojë Lupço Nikollobskin. Hysni Ismaili do të drejtojë Ministrinë e Kulturës në vend të Asaf Ademit. Ministër i Vetëqeverisjes Lokale është emëruar Goran Milesku.

Ndërsa kryeministri Zaev, në këtë ndryshim të kabinetit, do të drejtojë personalisht dhe Ministrinë e Financave.

Duhet thënë, që megjithë ndryshimet, emrat kryesore të qeverisë së Zaev nuk kanë lëvizur. Kryeministri deklaroi se lista me ministrat e rinj do t’i dorëzohet parlamentit dhe pritet që të futet në rend dite në javën e ardhshme.