Rihanna është bërë e njohur për deklaratat e saj të shpeshta rreth modës. Ajo është ndjekur dhe është pëlqyer për stilin dhe muzikën e saj.
Grupi i mallrave luksoze franceze (LVMH) po lançon një markë të re, me këngëtaren Rihanna, duke u bazuar në një ndërmarrje të përbashkët të mëparshme për t’u degëzuar tashmë në veshje, këpucë dhe aksesorë.
Etiketa, e cila do të bashkohet me një sërë marka të tjera të njohura, si Louis Vuitton, Moet dhe Chandon champagne, do të quhet Fenty, ashtu si dhe mbiemri i krijueses.
LVMH bëri me dije se lançimi do të bëhej shumë shpejt dhe pritej në pranverë të vitit 2019.
Drejtuesi miliarder i LVMH, Bernard Arnault tha në një deklaratë se grupi do ta mbështeste atë me një ekip të posaçëm dhe burimet e duhura, megjithëse nuk dha detaje financiare.
Kompania e krijuar më herët nga këngëtarja, që mban emrin Fenty Beauty, ka arritur në gati 500 milionë euro shitje, deri në fund të vitit 2018.