Extra Rihanna, femra më e pasur muzikës: Ja si i ka bërë 600...

Rihanna, femra më e pasur muzikës: Ja si i ka bërë 600 milionë dollarë  

Megjithëse Rihanna nuk ka publikuar ndonjë album për më shumë se tre vjet – është e qartë se puna e saj përtej muzikës po i ofron mjaft të ardhura.

Rihanna është këngëtarja femër më e pasur sipas listës vjetore të Forbes. RiRi ka një pasuri prej 600 milion dollarë, dhe pjesën më të madhe e ka fituar nga linja e bukurisë Fenty. Ajo ka kapërcyer Madonna dhe Beyonce, të cilët më parë kryesuan listën

Këngëtarja, albumin e saj të fundit e ka publikuar në vitin 2016, megjithëse 31-vjeçarja ka shënuar emër në linjën e rrobave të brendshme si dhe markën e bukurisë Fenty, Rihanna – emri i vërtetë Robyn Rihanna Fenty – lançoi Fenty Beauty në shtator 2017 dhe vlerësohet se nga shitjet ka grumbulluar 100 milion dollarë në javët e para. Forbes vlerëson se kompania gjeneroi 570 milionë dollarë vitin e kaluar.

Ekspertët thonë se Rihanna ka ditur të investojë paratë e saj. “Në të gjithë botën industria e bukurisë kap vlerën 480 miliardë dollarë – në vitin 2018 tregu i Mbretërisë së Bashkuar vlerësohej në 17 miliardë dollarë”, thotë Hannah Symons, menaxhere globale e bukurisë në Euromonitor International.

Puna e Hannah është të gjurmojë rritjen e industrisë së bukurisë – duke kërkuar trendet.

“Suksesi i Rihannës lë pas edhe muzikën aty ku mori edhe famën.

Është e gjitha për rëndësinë e saj dhe mënyrën se si ajo tërheq klientët në internet. Ajo është shumë e lidhur me fansat e saj përmes mediave sociale dhe ajo gjithmonë i përditëson ato në produktet më të reja“, shton Hannah.

Përveç linjës së bukurisë, Rihanna gjithashtu ka një linjë të brendshme dhe kohët e fundit ka bërë histori duke u bërë gruaja e parë që ka një gamë të veshjeve me kompaninë franceze Mowt Hennessy Louis Vuitton (LVMH).

Hannah mendon se një pjesë e suksesit të Rihannës është për shkak të famës së saj në muzikë.