Kuriozitete Si argëtoheshin fëmijët në Elbasan në vitin 1920 (Foto e rrallë)

Si argëtoheshin fëmijët në Elbasan në vitin 1920 (Foto e rrallë)

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Miroir” ka botuar, të dielën e 4 janarit 1920, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me mënyrën se si argëtoheshin asokohe fëmijët shqiptarë në qytetin e Elbasanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Edhe pse shumë primitive, kjo rrotë e improvizuar i bën të lumtur fëmijët

Një vend feste në Elbasan, Shqipëri

“Disa shtylla telegrafi, trungje pemësh dhe dërrasash mjaftuan për të ndërtuar shpejt një rrotë rudimentare të cilën disa burra e shtyjnë me krahë.

Një daulle e madhe, dy flautë, dhe fëmijët, në grup e të lumtur, nxitohen të ulen në këtë “Rrotë të Madhe” për kënaqësinë e tyre më të madhe.

Kjo lojë argëtuese, nën drejtimin e një infermiereje që i përket një misioni amerikan, nuk u ngjan aspak lojërave moderne franceze.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania