Extra Rihanna flet për ish të dashurin Chris Brown: Unë sinqerisht e dua...

Rihanna flet për ish të dashurin Chris Brown: Unë sinqerisht e dua atë…

Këngëtarja Rihanna së fundmi ka dhënë një intervistë të gjatë për Oprah Winfrey. Ajo ka bërë konfuz fansat në lidhje më marrëdhënien që gëzon me ish të dashurin Chris Brown dhe ndjenjat që ka për të.

Rihanna pranoi se vazhdon ta dojë edhe sot, pavarësisht të shkuarës së tyre.

Gjatë intervistës, ajo pohoi se Chris ka qenë dashuri e vërtetë për të dhe e ka cilësuar si dashurinë e jetës së saj.

“Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Kjo është diçka që nuk mund ta ndryshojmë. Kjo nuk është diçka që mund ta largosh, nëse ke qenë i dashuruar”.

Më tej,  ylli i muzikës shton: “Unë mendoj që ai ishte dashuria e jetës time. Ai ishte dashuria e parë. Dhe unë e shikoj që ai më do mua në të njëjtën mënyrë. Unë sinqerisht e dua atë, kështu që dua që ai të jetë në paqe. Unë nuk jam në paqe, nëse ai nuk është i lumtur”.

Ajo gjithashtu u emocionua kur foli për incidentin me Brown dhe pasojat e tij.

“Unë u lëndova më shumë. Askush nuk ndjeu atë që ndjeva. Kjo më ndodhi para botës. Ishte e turpshme, ishte poshtëruese, ishte lënduese. Nuk është e lehtë. Kam humbur mikun tim më të mirë. Gjithçka që dija kaloi. Kaloi brenda një nate“.