Extra Koronavirus nuk kursen as të “fortët”, The Rock: Periudha më e vështirë...

Koronavirus nuk kursen as të “fortët”, The Rock: Periudha më e vështirë që kam përjetuar

Dwayne “The Rock” Johnson ka njoftuar se e ka kaluar koronavirusin së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla.

Aktori më i paguar në botë tha se u prekën nga Covid-19 para 3 javësh, pavarësisht se ka qenë shumë i kujdesshëm.

“Tashmë e kemi kaluar dhe falë Zotit jemi mirë. E morëm nga disa miq shumë të afërt të familjes, të cilët nuk e dinin se kishin virus. Ka qenë një nga periudhat më të vështira që kemi kaluar si familje”, shprehet Johnson në një video të publikuar në profilin e tij në Instagram.

“Të dalësh pozitiv me koronavirus është ndryshe nga një dëmtim i keq ose të mos kesh të ardhura. Më besoni, ka pasur shumë momente që kam qenë trokë”, shtoi aktori i famshëm.