Ndërsa vendet europiane kanë nisur të lehtësojnë kufizimet e ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirus shumë qytetarë kanë nisur të mendojnë se kur dhe ku mund të udhëtojnë apo edhe ku mund të kalojnë pushimet.
Por si është situatat deri më tani në kufij? Në Bosnjë Hercegovinë kufiri aktualisht është i hapur vetëm për qytetarët e kombeve fqinje – ardhjet e tjera nuk lejohen.
Ekzistojnë disa përjashtime si për shoferët, rezidentët dhe diplomatët. Kroacia ka hapur kufijtë për shtetas që vijnë nga Çekia, Hungaria, Austria, vendet baltike, Gjermania, Polonia.
Ata udhëtarë që kanë patur kontakt me një person të prekur me Covid 19 duhet të vetë izolohen për 14 ditë.
Mali i Zi nga 1 qershori ka rihapur kufijtë për Shqipërinë, Greqinë, Kroacinë etj. duke përjashtuar Serbinë.
Bullgaria nga 1 qershori ka hapur kufijtë me Serbinë dhe Greqinë.
Rumania ka rihapur kufirin me Hungarinë po ashtu edhe Serbia i ka rihapur tashmë kufijtë me te gjitha shtetet.
Greqia rihap kufijtë në 1 qershor rihapje që do të jetë me tri faza. Në fazën e parë nga 1-15 qershor një numër i kufizuar udhëtarësh ndërkombëtarë do të lejohen në Athinë që duhet të testohen.
Nga 15 qershori udhëtimet ndërkombëtare nisin edhe në Selanik.
Në Greqi mund të udhëtojnë shtetas nga 29 vende të botës. Kufijtë tokësorë hapen edhe për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.
Italia rihap kufijtë në 3 qershor për vendet e BE, zonën Shengen dhe Britaninë.
Për në Gjermani udhëtarët pritet të kenë një arsye të vlefshme për të hyrë. Sidoqoftë kufizimet në kufij janë hequr ndërsa udhëtimet ajrore pritet të nisin në 15 qershor.
Zvicra do të rihapë kufijtë e me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën më 15 qershor.
Kufijtë e Belgjikës janë të mbyllura dhe vendi ka ndaluar udhëtimet jo thelbësore jashtë vendit. Turqia nga ana tjetër nuk lejon hyrjen e asnjë prej udhëtarëve të huaj. Kufijtë aktualisht janë të hapur edhe në Britani, nga 8 qershori, vizitorët nga jashtë do t’u kërkohet të karantinohen për 14 ditë.