Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në të dyja vendet.
Lajmi konfirmohet nga kreu i qeverisë greke, Mitsotakis përmes një postimi në rrjetet sociale ku bën me dije se bisedoi me kryeministrin Rama për masat e marra nga qeveritë për përballimin e pandemisë si dhe hapat që po ndjekin dy vendet për rihapjen graduale.
Pjesë e bisedimeve Rama-Mitsotakis ishte dhe tema se kur do të hiqen masat shtrënguese që lidhjet mes dy vendeve të rifillojnë si më parë, ndërsa shumë emigrantë shqiptarë presin të shkojnë të punojnë në vendin fqinj.