Politika Rikthehet Jozefina Topalli: Sërish bashkë

Rikthehet Jozefina Topalli: Sërish bashkë

Jozefina Topalli është femra e parë që ka mbajtur pozicionin e kryetares së Parlamentit.

Që prej vitit 2013 Topalli ka qëndruar jashtë politikës, ndonëse shumë rrallë kemi parë që të komentojë gjendjen politike edhe pse fotot familjare nuk i ka kursyer asnjëherë.

Edhe ditën e sotme ish-kryeparlamentarja është rikthyer për publikun me një foto ku shihet duke dalë xhiro buzë liqenit të Shkodrës së bashku me djalin dhe vajzën.

‘Sërish bashkë’, shkruan Topalli në foton krah Genarit, Megit dhe qenit të saj,

Kujtojmë se ish-kryeparlamentarja edhe pse ndër femrat më të spikatura në politikë, u la jashtë listave të deputetëve të PD nga kreu i Partisë Lulzim Basha.

Ndërkohë ende nuk dihet nëse do të jetë pjesë e Partisë ‘Bindja Demokratike’ që po krijohet dhe nëse do të rikthehet në politikë së bashkë me ish-kolegun Astrit Patozi.