Sport Rikthehet në modë shkëmbimi Icardi-Dybala

Rikthehet në modë shkëmbimi Icardi-Dybala

Rikthehet në modë binomi Icardi-Dybala me shkëmbimin e këtyre dy lojtarëve që do t’u vinte në leverdi të dy klubeve respektive ku impenjohen aktualisht argjentinasit. Gjatë muajve të fundit në fakt aksi Milano-Torino është shkelur çdo ditë mediatikisht nëpërmjet pronocimeve të Wanda Narës, Paraticit dhe Marottës, panoramë kjo që pasurohet nga performanca e të dy lojtarëve protagonistë të kësaj çështjeje gjatë sezonit që lamë pas. Në të vërtetë Dybala që kishte një statistikë prej 26 golash e mbylli këtë edicion pas ardhjes së Ronaldos me vetëm 42 prezenca dhe 10 gola në total. Ndërkohë për Icardin, pavarësisht se e nisi shumë mirë dihet gjerësisht se si rrodhën ngjarjet.

Pavarësisht përgënjeshtrimeve të shumta, sot më shumë se kurrë shkëmbimi i këtyre dy lojtarëve gjatë kësaj merkatoje verore me Interin dhe Juven protagoniste projektohet i mundshëm, një operacion që do të ishte në të mirë të këtyre ekipeve italiane dhe njëherazi korrekt me rregullat e Fair Play-t financiar.

Kontrata e Mauro Icardit përfundon në qershor të 2021-t çka nënkupton se Interi ka ende kohë për të vendosur nëse do të rinovojë me të apo do t’i hapë dyert e lamtumirës, ndërkohë që bardhezinjtë e Torinos kanë nevojë për një sulmues si Icardi. Thënë kjo gjithçka duket optimiste në këtë drejtim por mund të ndikojë negativisht faktori i opinionit të tifozerisë që ndoshta nuk do t’a kapërdinin lëhtësisht një shkëmbim të tillë, ose faktor që do të ndryshonte kursin e këtij operacioni mund të paraqitej edhe rikthimi i Higuain me Maurizio Sarrin në stolin e Juventusit. Prandaj mbetet për t’u parë se si do të procedohet në këtë drejtim, që në total tingëllon si një tratativë me trend pozitiv.