Sport Interi i Contes bind Mourinho-n: Brenda dy viteve do të luftojë për...

Interi i Contes bind Mourinho-n: Brenda dy viteve do të luftojë për Champions-in

Jose Mourinho është shprehur optimist për Inter-in e Contes-. Madje, trajneri i “tripletës” ka parashikuar një kthim mes të mëdhave të Europës të zikaltërve brenda një kohe të shkurtër.

“Inter ka një skuadër të mirë që tani, ka një projekt të ri dhe ka shumë pará për të investuar“, ka deklaruar portugezi për “BeIn Sports” pas finales së Champions League të luajtur mes Tottenham dhe Liverpool. “Jo sezonin e ardhshëm, por mendoj se në dy vite do të luftojë për Champions-in”.

Për sa i takon ekipeve favorite për të fituar sezonin e ardhshëm në Europë, Mou ka thënë: “Juventus, Bayern, PSG, City, Barcelona, Real, Atletico dhe Liverpool, mes këtyre do të dalë fituesja. Chelsea? Më duket e vështirë për shkak të bllokimit të merkatos”.