Ai rrëmbeu tre Champions radhazi në krye të Realit të Madridit dhe duket se tashmë pas rikthimit nuk e ka pasur aspak të vështirë t’i fus në shina “Los Blancos”.
Me Zidane në stol Reali i Madridit u rikthye te fitorja në La Liga, duke mposhtur në “Bernabeu” 2-0 Celta Vigon.
Edhe pse Reali dominoi në pjesën e parë, golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, pikërisht nga dy lojtarë që kishin dalë nga planet e trajnerit të mëparshëm Solari. Isco ishte autori i goli të parë në minutën e 62, ndërsa 15 minuta më pas, uellsiani Bale vulosi rezultatin në 2-0.
Me këtë fitore, Reali shkon në kuotën e 54 pikëve, me dy pikë diferencë nga Atletico dhe 9 nga Barcelona e vendit të parë. Megjithatë, ajo që është e rëndësishme për madrilenët është fakti që me rikthimin e Zidane, tek ata është rikthyer besimi dhe buzëqeshja.