Ajax është kthyer në majën e botës dhe pas paraqitjeve madhështore kundër Bayern, Real Madrid e Juventus, është e qartë që në Holandë ëndërrojnë suksesin final, edhe pse emra si Barcelona, Liverpool apo Manchester City, nëse kalon Tottenhamin, mbeten të frikshëm.
Gjithsesi, Ajax është që tani kampion i popullit të thjeshtë, është Davidi që mposht Golinë, esenca e futbollit të vërtetë, klubi që arrin të ringrihet si Feniksi, edhe pse çdo vit ia “grabitin” talentet.
Dje Ajax kishte përballë Juven milionere, por mbi të gjitha kishte përballë “gogolin” Cristiano Ronaldo, i cili kushtoi 117 milionë euro verën e shkuar, pa harruar pagën e tij monstruoze.
Po djemtë e Ajax, sa i kanë kushtuar klubit holandez? Rreth 50 milionë euro, me shumë lojtarë që janë rritur në Akademinë e klubit, ndërkohë që Frenkie de Jong është blerë për 1 euro nga Willem II, klub mjaft inteligjent, sepse mbajti 10% të kartonit, që do të thotë se pas shitjes së mesfushorit te Barcelona arkëton rreth 7,5 milionë euro.
Ja dhe lista e plotë e formacionit që mundi Juventusin…
Portieri Onana – 150 mijë euro.
Veltman: Akademia
de Ligt: Akademia
Blind: Akademia (u shit për 17.5 milionë euro, u rible për 16 milionë)
Mazraoui: Akademia
Frenkie de Jong: 1 euro
Schone: 0 euro
Van de Beek: Akademia
Ziyech: 11 milionë euro
Tadic: 12 milionë euro
Neres: 12 milionë euro
AJAX NË TOTAL: rreth 50 milionë euro!