Ndërkohë që e gjithë Europa po përgatitet për rikthimin në shkolla këtë shtator pas pandemisë së Covid-19, nga Italia vjen alarmi se jo të gjitha orët mund të bëhen në klasë. Andrea Crisanti, drejtori i mikrobiologjisë në Universitetin e Padova, një nga virologët më të njohur një Itali, ka deklaruar se ora e muzikës duhet ndaluar.
“Është më mirë që të evitohet ora e muzikës dhe e këndimit në klasë. Nga studimet tona kemi zbuluar se përmes këngës, një person i infektuar me koronavirus mund të infektojë 50 të tjerë. Spërklat e pështymës gjatë këngës shkojnë deri në 2 apo 3 metra distancë, ndaj është më mirë që kjo lëndë të mos bëhet në klasë. Maskat mund të ndihmojnë, por jo shumë”, tha Crisanti.