Me sa duket marrëveshja për koalicionin parazgjedhor për ballafaqimin elektoral të 18 qershor mes Ramës dhe Metës është shumë afër.
Zgjedhja e një dite simbolike si atë të mësuesit për ta festuar bashkë pikërisht në qytetin e serenatave me sa duket është treguesi më i qartë për këtë akord parazgjedhor.
Më datë 7 mars, dita e hapjes së Shkollës së Parë Shqipe, kremtohet edhe 130 vjetori i Mësonjëtores së parë.
Në kuadër të këtij përvjetori kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të udhëtojnë drejt qytetit të Korçës, aty ku do të marrin pjesë në një seri aktivitetesh, bëjnë më dije burimet.
Në kuadër të këtij përvjetori propozohet që të dekorohen 35 figura të Mësonjëtores nga Këshilli bashkiak i Korçës, ndërsa më pas Rama do japë 6 medalje për mesues të vjetër të qytetit.
Pjesë e këtij aktivitetit do të jetë edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila sëbashku me kryetarin e Kuvendit, Meta do të nënshkruajnë një marrëveshje meuniveristetin e Korçës “Fan Noli”.