Europa duhet të përmirësojë më tej logjistikën e saj, sidomos nëpërmjet ndërtimit të rrjeteve moderne hekurudhore me shpejtësi të lartë, të cilët do të realizojnë një komunikimin të shpejtë dhe me më pak kosto në mjedis.
Forumi i Ekonomik i Vjenës i rekomandoi Komisionit Europian të financojnë ndërtimin e linjave hekurudhore të shpjeta, njëra prej të cilëve propozohet të kalojnë edhe në Shqipëri.
Linja që propozohet të prekë Shqipërinë do të nisë në Berlin, Çeki, Austri, Kroaci, Bosnjë, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Serbi, Rumani, Hungari. Një degëzim i kësaj linje propozohet të shtrihet nga Sofja, në Maqedoni, pastaj nga Greqia deri në Qipro.
Hekurudha duhet të lidhë qytetet më të zhvilluara të Europës me vendet e pazhvilluara të kontinentit të tilla si Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit. Ndërsa linjat e tjera të propozuara do të lidhin vendet e baltikut me Spanjën. Nga kjo linjë do të ketë një tjetër që do të zgjatet në Itali dhe një në Britaninë e madhe.
Propozimi synon ndërtimin e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë 250-300 kilometër në orë me katër linja kryesore që lidhin të gjitha kryeqytetet e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor (potencial) kandidat për BE. Në pjesën Shqiptare (shih hartën), hekurudha e shpejtë do të futet në Shqipëri në qarkun e Shkodrës nga Mali i Zi dhe më pas do të vijojë në Lezhë dhe përmes rrugës së Kombit të përshkojë Kosovën dhe me tej të zgjatet deri në Bullgari.
Mbivendosja e hekurudhës është të propozuar të ndjekë Rrjetin ekzistues Trans-Evropian të Transportit (TEN-T), por për shkak të dallimeve të mëdha teknike në sistemet nacionale hekurudhore (p.sh. matës të ndryshëm, elektrifikim hekurudhor, sisteme të sigurisë), duhet theksuar se rrjeti i ri duhet të jetë një infrastrukturë shtesë, me standardet e veta teknike.
Në total rrjeti i ri hekurudhor i shpejtësisë së lartë parashikohet të jetë 18,249 kilometër e gjatë. Shtrirja e kësaj linjë në Ballkanin Perëndimor pritet të jetë 1564 kilometra e gjatë me një kosto 49 miliardë eurosh. Në Shqipëri rrjeti propozohet të ketë një gjatësi prej 304 kilometrash me një kosto 7 miliardë euro.
Burimi: Monitor