Bota Dita e armëpushimit mes Koreve, gjeneralët nderojnë me pistoletë Kim Jong Un

Dita e armëpushimit mes Koreve, gjeneralët nderojnë me pistoletë Kim Jong Un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un u shfaq ditën e hënë i rrethuar nga gjeneralët e ushtrisë, ndërsa pozonin si “gangsterë” me pistoleta në duar me rastin e përvjetorit të armëpushimit që i dha fund luftës mes dy Koreve.

Nga ana tjetër, fqinjët jugorë e shënuan këtë ngjarje duke organizuar një ceremoni me veteranët e luftës të cilët qëndronin larg njëri-tjetrit për të respektuar dhe rregullat e distancimit social.

Armëpushimi i 67 viteve më parë është një nga ngjarjet më të rëndësishme historike në këtë gadishull që i dha fund luftës mes dy Koreve dhe ndau miliona familje në dy kufij të ndryshëm.

Në Korenë e Veriut, lideri Kim Jong Un iu dhuroi nga një pistoletë gjeneralëve, të cilët i premtuan atij se do të luftonin përkrah tij deri në vdekje.