Rino Gattuso si futbollist, zakonisht, vraponte më shumë se të tjerët dhe kilometrazhi i ekzistencës së tij mund të krahasohet vetëm në këtë mënyrë: ka jetuar me dyfishin e ritmit të një njeri të zakonshëm.
Ringhio sot mbush 40 vjeç dhe ndoshta është një njeriu i lumtur, pasi po drejton skuadrën e zemrës.
Gattuso është ai që luftonte për të gjithë, bën ndërhyrje kudo dhe thotë gjithmonë atë që mendoj, si ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij.
Por personi, në të mirë e në të keq, shkon përtej personazhit. Kjo është jeta e tij nëpërmjet 40 thënieve…
1- “Dispozicionin tim për lodhjen e konsideroj një sëmundje”.
2- “Unë te Milan ndihesha tifoz, kapiten dhe president”.
3- “Deri në moshën 13 vjeç kam luajtur vetëm në plazh. Nuk e di si goditen faullat dhe si jepen asiste, megjithatë kam fituar një Kupë të Botës”.
4- “Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha peshkatar”.
5- “Të dielave isha në plazh duke luajtur futboll me shokët. Ishte një vend takim. Më kujtohen ende portat që ishin me bidonët e naftës dhe goditjet që merrja”.
6- “Baba, po bëj shaka. Eja të shkojmë…” (Pasi bëri sikur nuk do të pranonte ofertën e pasur nga Skocia).
7- “Muajt e parë në Gllasgou i kalova i mbyllur në dhomë duke parë “Rai Uno”. 18 vjeç, i mbyllur në një dhomë hoteli duke parë dokumentarë”.
8- “Kundërshtarët më urrejnë sepse jam i uritur”.
9- “Nëse lind katror, nuk mund të vdesësh rreth”.
10- “Do të mungoj në Botëror prej dëmtimit? Do ta lidh veten pas autobusit si Fantozzi”.
11- “Si e pranoj humbjen? I vetëm, në kuzhinë, përgatis një panine dhe filloj ta kafshoj si të ishte kundërshtari që më ka mposhtur”.
12- “Nuk kam kërkuar kurrë autografe në jetën time. Do t’ia kisha kërkuar me shumë kënaqësi vetëm Maradonës. Nuk kam pasur kurrë kënaqësinë ta takoj”.
13- “Kur erdha te Milan isha një “këpucë”, le të themi se mësova diçka atje si luhet futboll me këmbë”.
14- “Kam mbyllur vetëm një ndeshje pa djersë, me të rinjtë e Perugia. Atë ditë kisha temperaturë”.
15- “Do të doja të rilindja Gattuso. Nëse 11 Gattuso luajnë kundër 11 Montella, padyshim që nuk humbasin”.
16- “Nëse marr një karton të verdhë që më skualifikon për në finale, atëherë do ta marr nga duart e gjyqtarin dhe do ta gëlltis”.
17- “Sa herë luanim kundër Francës më duhej të markoja Zidane. Natën para ndeshjes nuk flija, por lutesha që të ndodhte ndonjë magji”
18- “Kur më dënuan për pesë ndeshje do të kishte qenë më mirë të më fusnin në burg për një muaj”.
19- “Jam ai që njerëzit shohin sepse e di mirë që në jetë, ashtu si në futboll, mendjemëdhenjtë, e kanë rrugën shumë të shkurtër”
20- “Në Gllasgou ishte një djalë, pak a shumë në moshën time, që donte të më pastronte këpucët. Më dukej poshtëruese për të. Unë këpucët e mia i kam pastruar gjithmonë vetë”.
21- “Më duhet ta kontrolloj më shumë veten. Në derbi doja të qëlloja me grusht Ronaldon”.
22- “Nëse fitojmë Kupën e Botës, të gjithë shpërblimin do ta jap në bamirësi”.
23- “Besoj shumë te Zoti dhe pak te Kisha që ka shumë ar dhe nuk ia jep atyre që vdesin urie”.
24- “Duhet të jem unë që duhet të paguajë një klub si Milan që më jep mundësinë të luaj në ndeshje të mëdha dhe jo e kundërta”.
25- “Milan është një thesar i “Unesco”, ndryshe nga Manchester City dhe PSG. Ata nuk kanë histori”
26- “Derbi im i preferuar është ai në Champions League, kur një pritje me pulpë nga Abbiati na dha kualifikimin”.
27- “Në moshën 20 vjeç u rruajta në dhomat e zhveshjes dhe nuk pastrova lavamanin. Costacurta më dha një shuplakë dhe më tha: “nuk është shtëpia jote, shko pastroje”. Në dhomat e zhveshjes respektonim gjithmonë rregullat. Kjo i mungon tani Milan.”
28- “Kakà është një fenomen 100%. Nëse nuk e fiton “Topin e Artë” do të shkojë unë t’ia blej”.
29- “Kakà më kujton nxënësit me nota 10 në klasë. Në stërvitjen e parë shkova ta përplas, por ai u zhduk me një shpërthim mbresëlënës. Atje e kuptova se i përkiste një tjetër planeti.”
30- “Kur shija duke luajtur Pirlon mendoja shpesh, a ja vlen që edhe unë të konsiderohem futbollist?”.
31- “Nedved? Ka një goditje të shkëlqyer, por e ka ves që rrëzohet pa i ardhur kundërshtari”.
32- “Komplimete për Zanetti, për mënyrën si luan. Unë 36 vjeç do të tërheq këmbët zvarrë”.
33- “Ndeshja më e bukur? Ajo kundër Juves në Manchester. Atë natë shkova përtej mundësive të mia. Bëra një sprint 100 metra për të ndjekur një top që shkoi te Buffon”.
34- “Kundërshtari më i vështirë? Brandao, në Ukrainë. Luante në mënyrë të pisët. Më vendoste gjithmonë duart në fytyrë, nuk e di si rezistova pa e rrahur”.
35- “Mendoj se ka pasur një moment kur Totti ka qenë futbollisti më i mirë në botë”.
36- “Pasardhësi im? Më pëlqen Nainggolan. Por ai e godet portën më mirë se unë, ndërsa unë isha më i shpejtë se ai”.
37- “Kur mora drejtimin e Sion pyeta veten: çfarë dua këtu? Mund vetëm të humbas? I thashë vetes: “hesht dhe puno. Është e vetmja mënyrë për të qenë gjallë”.
38- “Zamparini është më i paafti që kam njohur”.
39- “Milan është parajsa dhe për mua është një ëndërr që vazhdon”
40- “Do të ishte më mirë të më kishin ngulur një thikë, sesa goli që pësuam nga portieri i Benevento”.