Histori Riorganizimi i administratës publike në kohën e Zogut: Konkurse për postet shtetërore

Riorganizimi i administratës publike në kohën e Zogut: Konkurse për postet shtetërore

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 4 nëntorit 1935, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me riorganizimin e administratës publike asokohe në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Shqipëri

Kabineti Frashëri (Mehdi) ndërmerr një seri reformash

Na telegrafojnë nga Tirana:

“Kabineti Frashëri, i përbërë nga të rinj, kryesisht nëpunës civilë, apartiakë, do të përqendrohet në veçanti në paqësimin e brendshëm.

Kështu për sa i përket administratës, z. Frashëri, ish-presidenti i Këshillit të Shtetit (kujtojmë se ai kryesoi hartimin e Kodit Civil shqiptar), mori një seri masash në lidhje me riorganizimin administrativ të mbretërisë. Tashmë është projektuar një rishikim i plotë i ligjeve për rekrutimin e nëpunësve civilë: kandidatët, burra dhe gra, të të gjitha shtresave sociale, do të  mund të marrin pjesë në konkurset për postet shtetërore.

Për më tepër, z. Frashëri ndihmohet në detyrën e tij të vështirë nga ish-ministri shqiptar në Londër, z. Fuat Asllani, i cili mban portofolin e punëve të jashtme. Aktiviteti i ministrisë së re e ka bërë tashmë atë të vlerësohet në qarqet politike shqiptare. Aq më tepër, ai vlerësohet nga rinia shqiptare.”

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania