Përqafimi i teknologjisë dhe zhvillimeve më novatore të shkencës, i jep gjithësecilit liri veprimi. Prej kohës kur njerëzimit i nevojitej ndezja e zjarrit edhe për veprimet e përditshme, si ushqimi apo vënia në punë e pajisjeve ndihmëse, shpikja e elektricitetit mundësoi shfrytëzimin e energjive në përmirësimin e jetesës.
Në kohën tonë, sfida paraqitet në ekonomizimin e energjisë dhe mbrojtjen e resurseve natyrore. Prej shekujsh pishtarët dhe qirinjtë e ndezur ia kanë lënë stafetën ndriçuesve elektrikë, duke i dhënë më shumë dritë zhvillimit dhe përparimit njerëzor.
Gradualisht, shmangia e zjarrit dhe zëvendësimi i tij përmes energjisë elekrike po fiton terren edhe në industritë që mund të konsideroheshin të pamundura. Përpara vitit 1930 ku në skenën botërore u shfaq trami i parë elektrik, udhëtimi me një mjet që burimin energjisë e merrte përmes rrymës elektrike, pa djegien e karbureve, mund të konsiderohej lehtësisht një fantazi e shfrenuar. Sot udhëtohet kudo me një mjet elektrik.
Tashmë edhe industria automobile po përparon duke mundësuar që çdo kush që dëshiron të shmang transportin me djegie të karburanteve, të zotërojë një makinë elektrike.
Edhe pse mund të jetë dukur i paimagjinueshëm konsumimi i duhanit pa ndihmën e një çakmaku apo një shkrepëseje, shndërrimin e rëndësishëm teknologjik po e përqafon dhe industria e duhanit.
Investimet prej disa miliardë dollarësh po i orientojnë duhanpirësit drejt një bote pa tym. Rast i ngjashëm është dhe ai i Philip Morris, ku përmes zhvillimit të IQOS, një pajisjeje që ngroh duhanin, duke shmangur djegien, i mundëson duhanpirësve dhe jo vetëm atyre, jetësen në një botë më të pastër e pa tym.
Përqafimi i teknologjisë dhe përfitimi i të mirave që shkenca e epokës sonë ofron, po, tashmë është e mundur edhe nga Shqipëria.