Kudo që shkon Rita Ora nuk nguron të tregojë origjinën e saj. Aktualisht ajo ndodhet në Itali, ku ka zhvilluar dy koncerte. Por pasi ka kënaqur fansat, Rita ka preferuar t’i dhurojë vetes një mbrëmje të paharrueshme.
Këngëtarja me famë botërore u është bashkuar shqiptarëve të tjerë që ishin mbledhur për të ndjekur performancën e saj, duke u bërë një me ta. Ajo ka kërcyer nën tingujt e muzikës shqiptare të Elvana Gjatës dhe Capital T.
Pjesë e mbrëmjes ishin dhe disa personazhe të showbizit shqiptar, të cilët postuan video gjatë gjithë mbrëmjes. Rita Ora para pak ditësh dha një intervistë ku shfaqi dëshirën të realizonte një këngë në shqip.