Detektivi Pikachu është një prej filmave më të bukur që pritet të publikohet në maj të këtij viti. Producentët kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me këngëtaren shqiptare Rita Ora për kolonën zanore.
Ajo publikoi sot këngën “Carry On”, në bahskëpunim me Kygo. Është veshur me të verdha si personazhi i animuar, ndërkohë që bën rolin e detektives. Klipi përfshin edhe imazhe të Pikachu me figura të tjera të animuara, gjë e cila i ka pëlqyer fansave.