Extra Rita Orës i dhurohet “Çelësi i Qytetit”, kryebashkiaku i Prishtinës: Faleminderit për...

Rita Orës i dhurohet “Çelësi i Qytetit”, kryebashkiaku i Prishtinës: Faleminderit për përfaqësimin e dinjitetshëm

Këngëtares me famë botërore, Rita Ora i është dhuruar “Çelësi i Qytetit” të Prishtinës.

Kryebashkiaku, Përparim Rama ka bërë me dije lajmin, e ndërsa e falënderoi këngëtaren për përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën

“Fantastikë Rita Ora e Taika Waititi ishte kënaqësi të ju kishim në Prishtinë!

Në emër të Kryeqytetit, ju dhuruam “Çelësin e Qytetit” për emocionet e veçanta që na dhuroni, dhe Rita përfaqësimin e dinjitetshëm që na bën në mbarë botën.

Faleminderit Rita për dhuratën, albumi yt i ri është fantastik!

Prishtina ju pret me zemër hapur sot e përherë”, shkruan Rama.