Sali Berisha nisi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Gjatë prezantimit të kandidatit për Bashkinë e Durrësit, Ardian Muka, lideri historik i demokratëve sulmoi emrin e propozuar nga Lulzim Basha për këtë bashki, duke theksuar se ai pati frikë që të bëhej pjesë e primareve.
“Dyert për primaret ishin të hapura edhe për Luan Hotin, por ai nuk donte votën. Kishte frikë nga vota juaj. Por, ne nuk mund të fusnim atë pa votën tuaj. Dhe ai zgjodhi të mos jetë kandidati juaj, por i Lul Bravës”, tha Berisha.