Extra Rivale të përjetshme në fushë, por jo jashtë

Rivale të përjetshme në fushë, por jo jashtë

Rivalitetet në futboll kthehen shpesh në armiqësi të hidhura, si për tifozët, ashtu dhe për lojtarët.

Dhe Çelsi-Uest Ham nuk mbeten prapa, madje as në kategorinë e femrave.

Por dy vajza që luajnë për secilin ekip “armik”, sado ashpër t’i kundërvihen njëra-tjetrës në fushë, kur dalin që aty kanë vetëm dashuri, dhe madje jetojnë bashkë.

Lidhja e vajzave ka rënë në sy të medieve të shumta, dhe BBC Three i ka ndjekur në një dokumentar që kanë bërë për Xhek Sallivan, djalin e bashkëpronarit të Uest Ham, David Sallivan.