Robert De Niro dhe gruaja e tij po vazhdojnë në heshtje betejën gjyqësore për kujdestarinë e vajzës së tyre 7-vjeçare. Seanca pritet që të zhvillohet javën e ardhshme.
Aktori i njohur paraqiti kërkesën për divorc nga Grace Hightower në mes të dhjetorit 2018. Në dosje, Robert kërkoi një gjyqtar për vajzën e tij, Helen Grace.
De Niro dhe Hightower u martuan në vitin 1997, pas gati dhjetë vjetëve lidhje emocionale dhe kanë dy fëmijë së bashku.
Por kjo nuk është hera e parë që palët janë të larguar nga njëri-tjetri.
Aktori kishte paraqitur letrat e divorcit edhe në vitin 1999, dy vjet pas martesës dhe patën një luftë për kujdestarinë e djalit të tyre, e cila zgjati për pak kohë, deri sa ata përfundimisht hoqën dorë nga procedurat e divorcit.
Pas kësaj, ata kanë ripërtërirë betimet e tyre të martesës në vitin 2004 në një ceremoni zyrtare në malet Catskill, pranë Nju Jorkut.