Lionel Messi është mjeshtri përgjegjës për shumicën e sukseseve të fundit të Barcelonës, por ka disa triumfe ku firma e tij është më e fuqishme se të tjerat, me sezonin 2018/19 një prej tyre.
Hernandez dhe Iniesta i morën lëvdatat e tyre në të kaluarën, ashtu si Guardiola dhe Neymar, por këtë sezon është rradha e Leos.
Kur Messi është në fushë, shprehja se futbolli është një lojë ekipi nuk është e zbatueshme. Aftësia e tij tejkalon atë që bëjnë shumica e ekipeve.
Mjafton të shkoni në Barcelonë për të parë se sa vlerësohet dhe festohet nga mbështetësit. Barcelonës i mungojnë disa gjëra, por kjo nuk ka rëndësi, për sa kohë atje është Messi.
Nëse nuk do të ishte, a do të ishin kampionë?