Një roje karburanti ka denoncuar grabitjen nga disa persona të maskuar, por po verifikohet vërtetësia e deklarimit të tij.
Ngjarja e pretenduar ka ndodhur në pikën e tregtimit të karburantit në fshatin Qishbardhë të Vlorës.
Policia sqaron se roja XH.L., ka deklaruar se sot dy persona të maskuar dhe me armë, i kanë grabitur xhiron ditore.
Specialistët e sektorit të antikrimit kanë nisur verifikimin e deklarimeve të rojës së karburantit, pasi ka dyshime në vërtetësinë e tyre, dhe vijon punë për zbardhjen e ngjarjes.
“Më datë 18.08.2017, në fshatin Qishbardhë në Vlorë në pikën e një karburanti, kallëzon roja Xh.L, se i kanë shkuar 2 persona të maskuar dhe i kanë marrë me forcë lekët e xhiros. Punohet për vërtetësinë e informacionit si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve”, deklaron zyrtarisht policia.