Këtë vit Adrola Dushi është e përzgjedhura e Ardit Gjebreas, për të prezantuar festivalin “Kënga Magjike”.
Bukuroshja ka shkëlqyer në dy netët e para gjysmëfinale dhe presim të shohim se çfarë ka rezervuar për sot.
Paraqitja e saj në festival është komentuar shumë dhe sigurisht nuk kanë munguar komplimentat nga miqtë dhe të afërmit e saj.
Por, mesa duket komentin më epik për Adrolën ia kanë dërguar ish-bashkëshortit të saj.
Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory, Adrola tregon komentin që dikush i ka çuar Adisit.
”Ça paske heq ti mor i shkretë. Muhabet me veten ke pas bo 3 vjet?”
Ky mesazh është pritur me humor nga modelja, e cila tregon se dhe nëse do bente kurs, s’ka kurs që mund ta merrte përsipër.
“Komenti më funny nga të gjithë ata që kam parë është ky që i ka shkuar babait të Troit. Edhe po të kisha bërë kurs, ska kurs që më merr përsipër”, shkruan Adrola.
Kujtojmë se modelja pavarësisht ndarjes, ruan raporte të mira me ish-bashkëshortin dhe shpesh shihen në shoqëri të njëri-tjetrit.