Partizani është mposhtur 2-1 nga Roma në miqësoren e luksit të luajtur në Arenën Kombëtare, në Tiranë.
Golat e El Shaaraëy dhe Belotti në pjesën e parë i mjaftuan ekipit të Jose Mourinho për të fituar sërish në kryeqytetin shqiptar, pas triumfit në finalen e edicionit të parë të Conference League.
Në pjesën e dytë, Partizani reagoi dhe shënoi me anë të Tedi Carës, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh.
Ndërkohë, gjatë ndeshjes Jose Mourinho ka bërë dicka të pazakontë.
Preka i Partizanit u dëmtua, trajneri Zekic kërkoi të fuste sërish në lojë Bilalin, që ishte zëvendësuar pak më parë, por arbitrat nuk pranuan sepse konsiderohet gabim teknik.
Në situatën e krijuar, ku Roma do të luante rreth 20 minuta me një lojtar më shumë, Jose Mourinho ndërhyri duke nxjerrë nga loja mesfushorin e tij Aouar, duke bërë që të dy ekipet ta mbyllnin takimin me nga dhjetë lojtarë. Një gjest për t’u vlerësuar nga “The Special One”…