Kryesore Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Greqi

Ky është Aleksandër Zaka. Shqiptari 51-vjeçar me origjinë nga Lushnja u ekzekutua me një plumb në kokë dje në ishullin Salamina të Greqisë. Ai u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë nga një mik i tij, edhe ky shqiptar, i identifikuar si Fatjon Pjetri. Ishte ky i fundit që lajmëroi policinë për ngjarjen, e cila nisi menjëherë hetimet.

Mediat greke shkruajnë se i pari që u mor në pyetje ishte pikërisht personi që gjeti trupin e pajetë. Ai tha se kishte folur një ditë më parë me viktimën për t’i bërë një vizitë, por kur ka mbërritur në banesë e ka gjetur mikun e tij të vrarë.

Të njëjtat burime thonë se viktima bënte një jetë të qetë dhe nuk kishte pasur asnjëherë probleme me ligjin. Policia greke ka ngritur një grup të posaçëm që është duke hetuar për gjetjen e autorit, rrethanat dhe motivet e ngjarjes.