Elseid Hysaj është rikthyer sërish në vëmendjen e Romës, me kryeqytetasit që tashmë kërkojnë të konkretizojnë transferimin e futbollistit shqiptar.
Kapiteni i kombëtares vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Napoli, shifër e cila konsiderohet e lartë sipas Romës.
Por, verdhekuqtë po planifikojnë të sigurojnë të ardhurat nga shitja kapitenit Florenzi, i cili mund të sjellë deri në 30 milionë euro në arkat e klubit.
Në këtë mënyrë, kalimi i Hysajt në Romë do të ishte çështje kohe, ndërkohë që e ardhmja e 25-vjeçarit u lidh kohët e fundit edhe me klube si Juventus, Atletico Madrid apo Tottenham.