Eusebio Di Francesco nuk është më trajneri i Roma.
Shkarkimi zyrtar ka ardhur në 18,05, përmes një komunikate të shkurtër të shoqërisë, pas takimit të drejtuesve të lartë në Trigoria.
E ardhmja e teknikut, që ishte në pozita të lukundura, ishte e lidhur me kualifikimin në cerekfinale të Champions League, e pas një dite të gjatë diskutimesh, drejtuesit kanë vendosur lamtumirën e Di Francesco.
Në pankinën verdhekuqe kthehet Claudio Ranieri, kontratë deri në qershor.
Në mëngjes e ardhmja e DiFranceso duket e varur në një fije, por një fije më solide sa sa rezultoi realisht, për shkak të mungesave të alternativave.
Deri kur erdhi vendimi i parevokueshëm i klubit, që mes Roberto Donadonit, Christian Panucci e Claudio Ranieri zgjodhi ish-Leicester, që rikthehet kështu në Romë, pas 8 vjetësh.