Kandidati i qendrës së majtë në zgjedhjet lokale të Romës, Roberto Gualtieri falënderoi të hënën mbështetësit, teksa duket se është shumë pranë fitores.
Të paktën kështu kanë treguar sondazhet, që kanë mënjanuar kundërshtarin e qendrës së djathtë në balotazh.
“Në qytet është krijuar dhe ndihet një klimë e mrekullueshme uniteti, miqësie dhe afrimiteti dhe ne duam ta përfshijmë këtë pasuri në këtë sezon qeverisjeje”, u shpreh Roberto Gualtieri, kandidat i të së majtës për Romën.
Gualtieri, nga radhët e Partisë Demokratike, llogaritet të fitojë 59-63% të votave përballë kandidatit të qendrës së djathtë, Enrico Michetti, që sipas një sondazhi të RAI-t, merr 37 deri në 41 për qind të votave.
Gualtieri mbeti me 3 pikë në votimin e parë, por duket se ka marrë shumicën e votave të atyre që mbështetën humbësit në raundin e parë, kryebashkiaken e 5 Yjeve Virginia Raggi.
Ai do të përballet me një mision të vështirë për të zgjidhur problemet kronike të kryeqytetit si: pastrimin e mbeturinave dhe sistemimin e sistemit të transportit publik.
Rezultatet e zgjedhjeve përbëjnë një goditje për ekstremistët Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni, kryetarë të Ligës së Veriut dhe Vëllezërve të Italisë.