Kryesore 12 humbje jete nga Covid, trefishohen rastet e reja

12 humbje jete nga Covid, trefishohen rastet e reja

Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 616 raste të reja me COVID-19, ndërsa 12 persona e kanë humbur betejën me virusin.

Rastet e reja- Është trefishuar numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus në vendin tonë, krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 217 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 616 qytetarë, në këto bashki:

220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has.

Janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç,

Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.