Në “BBV 3” u zhvillua loja e pyetjeve sekrete, ku banorët krijuan pyetje për njëri-tjetrin dhe i drejtuan ato në mënyrë anonime, pa treguar se kush i bëri. Romeos iu drejtua një pyetje, e cila lidhej me Jonida Maliqin.
“Romeo, a e ke fituar famën që ke sepse ke qenë i lidhur me Jonida Maliqin?”, ishte pyetja dhe pavarësisht çudisë dhe reagimeve të banorëve, Romeo u përgjigj:
“S’e besoj, nuk e shoh kështu. Jonida është një njeri që unë e kam dashur shumë dhe nuk e kam vendosur ndonjëherë në këtë kandar (peshore)”.
Romeo dhe Jonida u ndanë në vitin 2020. Thuhet se vendimin e mori vetë Jonida, ndërsa Romeo u shpreh në një intervistë për “ThumbOn”:
“Nëse do ndodhë diçka në jetën time private, do jem i pari që do e shfaq. Ajo tjetra pastaj ishte e dukshme. Nuk e kam mohuar asnjë herë. Heshtja është pohim. Çfarë ka ndodhur është e shkuar, anija u mbyt. Kapiteni u mbyt me gjithë anijen. Sado ta riparosh, Titaniku nuk lundron më”, duke shtuar: “Të gjithë kanë faje, nuk e ndajmë fajin”.
Më pas, ai rrëfeu për “Wake Up” se nuk ka ndarje të bukura:
“Ndarje dhe largime të bukura nuk ka, paçka se të gjithë i trajtojmë ndryshe… Askush s’mendoj se i nis gjërat me idenë që do të përfundojnë, por jeta e tillë është. Lind vetëm, shtohesh rrugës dhe vdes vetëm. Janë gjëra që ndodhin”, u shpreh ai asokohe.
Tani, dyshja ka një marrëdhënie të mirë. Romeo e ka përshëndetur Jonidën në “Më lër të flas” dhe Jonida, kur e ka marrë vesh, ia ka kthyer përshëndetjen.