Cristiano Ronaldo mund të mungojë në transfertën në Napoli për shkak të një problemi në kaviljen e majtë.
Kampioni i Juventus është stërvitur individualisht dhe do ti nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme, por ndeshjen e madhe të së dielës në mbrëmje në San Paolo mund ta shohë nga shtëpia, për të mos rrezikuar – duke patur parasysh diferencën e sigurtë në kampionat – në vigjilje të ndeshjes së kthimit të 1/8 të finaleve të Champions League kundër Atletico Madrid.
“Bardhezinjtë kanë punuar pasdite – shkruhet në komunikatën zyrtare të Juventus – duke përballuar një fazë të parë atletike, për tu stërvitur më pas me topin.
Qarkullim, sponde, administrim i zotërimit të topit, konkluzione, por edhe veprime mes hapësirave: këto ishin disa nga elementët me të cilët skuadra e Allegri u përqendrua. Kanë punuar të vecuar Douglas Costa e Cristiano Ronaldo.
Për CR7 janë parashikuar kontrolle të hollësishme për një goditje në kaviljen e majtë, të pësuar në ndeshjen me Bolonjën”.