Erling Haaland është një ndër surprizat e bukura të këtij sezoni. Norvegjezi i Salzburg nuk po ndalet dhe deri tani ka shënuar 28 gola në total (16 në kampionat, 8 në Champions dhe 4 në Kupën e Austrisë).
19-vjeçari pëlqehet nga shumë klube të mëdha. Salzburg kërkon rreth 70-80 milionë euro, por Bild zbuloi përpara disa ditësh një klauzolë që e lejon të largohet për shifrën 20-30 milionë euro. Juventus po kërkon të përfitojë dhe ka hedhur hapin e parë.
Corriere dello Sport raporton se bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me Mino Raiolën, agjentin e bomberit nordik. Klauzola nuk është aspak problem, teksa lojtarin e pret një rrogë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Ronaldo dhe Higuain po plaken, Mandzukic do të largohet në janar dhe sulmi i kampionëve të Italisë ka nevojë për gjak të ri. Zgjidhja është Haaland dhe Juventus po nxiton për të transferuar në Torino lojtarin e talentuar.