Cristiano Ronaldo është në telashe, pasi portugezi është duke parë për një destinacion të ri që i ofron mundësinë e të luajturit në Champions League, gjë të cilën Manchester United nuk ia siguron dot.
Pas iu vetofrua disa klubeve të mëdha si Bayern Munich në Gjermani apo Atletico Madrid në Spanjë, sulmuesi ka kthyer sytë nga Italia.
Sipas raportimeve nga mediet britanike, agjenti i Ronaldos, Jorge Mende i ka ofruar kartonin e sulmuesit klubit të Milanit dhe Interit. Megjithatë edhe këtë herë portugezi ka marrë përgjigje negative, pasi asnjëri prej tyre nuk dëshiron ta ketë 37-vjeçarin në skuadër. Më herët ai kishte kërkuar një rikthim te Juventus, por edhe bardhezinjtë refuzuan.
Nuk dihet ende se cili do të jetë fati i CR7 deri në përfundim të merkatos, por me mungesën e pjesëmarrjes në Champions League dhe duke parë gjendjen katastrofale të Manchester United, që ka regjistruar vetëm disfata në dy javët e para të Premier League, portugezi e sheh shpëtimin e tij vetëm te largimi nga “Djajtë e Kuq”.