Cristiano Ronaldo është ende në kulmin e karrierës futbollistike, edhe pse në moshën 35-vjeçare. Numrat janë në anën e tij, pasi ka shënuar në 10 ndeshjet e fundit radhazi të Serie A. Në çdo rast, portugezi e ka zgjedhur tashmë “trashëgimtarin” e tij.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në profilin e tij në Instagram, kampioni bardhezi vlerësoi Kylian Mbappé, i cili në tri vitet e fundit u bë superyll i botës: “Mbappé është e ardhmja dhe e tashmja. Ai është bërë një lojtar fantastik shumë shpejt”.
Të dy do të takohen në fazën e grupeve të Kampionatit Europian. Franca është në të njëjtin grup me Portugalinë në kompeticionin kontinental të kësaj vere për kombëtaret.