Sport Ronaldo mbyll llogaritë me drejtësinë spanjolle, paguan 18.8 milionë euro gjobë

Ronaldo mbyll llogaritë me drejtësinë spanjolle, paguan 18.8 milionë euro gjobë

Cristiano Ronaldo ka mbyllur një herë e mirë llogaritë që kishte me drejtësinë në Spanjë, ku kishte një proces të hapur për evazion fiskal.

Paraditen e kësaj të martë CR7, i shoqëruar nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, u pa të futej në Gjykatën e Madridit, ku do të mbyllë me marrëveshje gjyqin me autoritetet tatimore spanjolle.

“Ylli” portugez i Juventusit, i cili mbrëmjen e së hënës ishte në fushë në fitoren 3-0 me Chievon, do të paguajë 18.8 milionë euro dhe ka pranuar dënimin me 23 muaj burg, që sigurisht nuk do të zbatohet, pasi për dënimet të këtij karakteri, kur janë më pas se dy vite nuk zbatohen me burg (Ronaldo nuk ka precedent penal).

Ronaldo akuzohej për katër krime financiare, që i ka kryer mes viteve 2011 dhe 2014, duke shmangur 14.7 milionë euro taksa.