Sport Tiki-taka” spektakolare e Juves, goli Emre Can pas 28 pasimesh radhazi!

Tiki-taka” spektakolare e Juves, goli Emre Can pas 28 pasimesh radhazi!

Emre Can, autor i golit të epërsisë së momentit 2-0 kundër Chievos, e komentoi edhe në rrjetet sociale kryeveprën e finalizuar prej tij: “Është Allegri, ai që na përgatit për këto gjëra, por mund të përmirësohemi akoma”.

Një gol perfekt për nga realizimi, sikurse duket edhe në grafikun përkatës të OptaPaolo, pas një sekuence prej 28 pasimesh radhazi të bardhezinjve.

Asnjë ekip nuk e ka bërë këtë në Serie A, me kaq shumë pasime, prandaj konsiderohet si gol rekord për gjermanin.

“Ne shënuam tre gola, duke krijuar shumë mundësi, – tha mesfushori për mikrofonët e “Sky Sports”. – Jam i lumtur për golin, por mund të bëjmë edhe më shumë. Ne kemi shumë teknikë, luajmë mirë dhe duam të përmirësohemi. Trajneri na kërkon t’i bëjmë këto gjëra. Ne gjithmonë duhet të përmirësohemi. Kemi aq shumë për të arritur, edhe nëse po bëjmë gjëra pozitive”.