Në vitin 2003 Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë një futbollist i Liverpool-it, por “The Reds” në atë periudhë hoqën dorë nga portugezi vetëm për shkak të tavanit të pagave që kishte klubi.
Prapaskena e bujshme është zbuluar nga ish-trajneri i Liverpool Gerard Houllier.
Në atë periudhë Liverpooli e ndoqi Cristianon në një turne miqësor me kombëtaren portugeze për 21-vjeçarët dhe ishte shumë pranë firmës me 4-herë fituesin e Topit të Artë, por sipas ish-trajnerit Houllier gjithçka u prish pasi 18 herë kampionët e Anglisë kishin një politikë pagash dhe nuk mund t’ia lejonin vetes të prishnin strukturën që kishin ndërtuar për të plotësuar kërkesat e Ronaldos, për më tepër që në të njëjtin rol kishin në skuadër një lojtar si Harry Kewell që në atë periudhë po tregonte një formë të shkëlqyer.
Një vendim i gabuar ky i drejtuesve të Liverpool-it sepse më pas Ronaldo firmosi me Manchester United duke fituar shumë trofe me “Djajtë e Kuq” dhe duke u shndërruar një nga futbollistët më të mirë në botë.