Cristiano Ronaldo doli në konferencë për shtypin këtë të hënë, në Katar, ku tha se problemet e tij me Manchester United nuk do të kenë asnjë efekte negative në ekipin e Portugalisë gjatë Kupës së Botës.
Javën e kaluar, ylli portugez sulmoi klubin e tij dhe trajnerin e United Erik ten Hag në një intervistë televizive.
“Nuk kam dyshim se ky episod i fundit, ajo intervistë dhe episode të tjera me lojtarë të tjerë që ndodhin ndonjëherë, ndonjëherë mund ta trondisin lojtarin, por nuk do ta trondisin kurrë ekipin”, – tha Ronaldo.
Futbollisti portugez nuk u jep rëndësi fjalëve të thonë të tjerët për të.
“Koha i qartëson gjithmonë gjërat. Secili e di vetë kur e zgjedh kohën e tij. Ndonjëherë shkruhen të vërteta e herë ta tjera gënjeshtra. Nuk kam pse të shqetësohem për atë që mendojnë të tjerët. Unë flas kur dua. Të gjithë e dinë se kush jam, çfarë besoj.”